Grupi i dyshuar i fajdexhinjve, prokuroria pretendon se morën deri në 20 mijë euro kamatë

Katër persona janë arrestuar dy ditë më parë në një aksion të gjerë kundër fajdesë të Prokurorisë Themelore në Prizren.

KALLXO.com mëson se shuma e kamatës për fajde nga ky grup shkoi deri në 20 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë aplikimit të masave të fshehta të autorizuara nga organet kompetente.

Gjatë aksionit në Prizren për arrestimin e të dyshuarve pati edhe disa bastisje ndërsa janë konfiskuar edhe disa vetura.

Gjatë ditës se sotme është mbajtur edhe seanca për caktimin e masës së paraburgimit e kërkuar nga prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Gjykata siç mëson Kallxo.com ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj grupit të dyshuar për fajde.

Paraburgim për katër të dyshuarit për fajde në Prizren

FOTO – Aksioni i Prokurorisë në Prizren, arrestohen disa të dyshuar për fajde