Ilustrim

Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

Një grabitje me armë e me maska ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

“Ankuesi ka informuar se përderisa ishte në vendin e punës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 400 (katërqind) euro para të gatshme”, ka bërë të ditur Policia.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast nuk ka të lënduar.

Ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media