Seanca e gjykimit mes punëtorëve të Telekomit dhe Z-Mobile. Foto: Kallxo.com

Gjyqtari pa maskë ndalon monitorimin e seancës gjyqësore mes punëtoreve të Telekomit dhe Z-Mobile

Në gjykatën e Prishtinës është duke u mbajtur seanca e parë dëgjimore në procesin mes përfaqësuesve të Sindikatës së Telekomit dhe Z-Mobile.

Në këtë procedurë gjyqësore punëtorët e Telekomit kërkojnë nga Gjykata që ta shpallë të pavlefshme marrëveshjen e lidhur nga Telekomi dhe Z-Mobile në janar të vitit 2009.

Sipas sindikalistëve, arsye kryesore e pavlefshmërisë së kësaj marrëveshje është cenimi i rendit juridik dhe cenimi i moralit të shoqërisë.

Qysh në fillim të seancës, gjyqtari Lek Prenaj e ndaloi monitorimin e kësaj seancë dhe praninë e publikut.

Monitorimi i seancës e cila po mbahet në zyrë të gjykatësit e jo në sallë të gjykimit, u ndalua për shkak të gjendjes me pandeminë në Kosovë dhe duke u bazuar në një rregullore të KGJK-së.

“Në bazë të vendimit të KGJK-së 85/2020, seancën dëgjimore gjykata e mbanë pa prezencën e publikut për shkak të pandemisë dhe me qëllim që të parandalimit të përhapjes së virusit”, ka thënë gjyqtari i cili nuk po mbante maskë në seancë.

Gjatë seancës së sotme pritet të vendoset në lidhje me kërkesën e sindikatës për caktimin e masës së sigurisë