Gjykimi për vrasjen me pagesë, gjykata refuzon propozimin e mbrojtjes për dëshmitarin bashkëpunues

Para gjykatës së Pejës ka vazhduar procesi gjyqësor ku Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj, Gjon Pnishi, po akuzohen lidhur me vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Prokuroria po pretendon se kjo vrasje u krye me pagesë.

Në seancën e sotme gjyqësore u vendos lidhur me propozimet e palëve.

Trupi gjykues me kryetar gjyqtarin Sami Sharraxhiu ka refuzuar propozimin e mbrojtjes se Bekim Rajes, avokatit Sylë Lokaj për shpalljen si prove të papranueshme dëshminë e dëshmitarit bashkëpunues D1.

Gjykatësi Sharraxhiu e arsyetoi vendimin e tij me faktin se çështja e dëshmitarit bashkëpunues ka kaluar edhe në gjykatën e Apelit e atë Supreme dhe nuk është kontestuar ligjshmëria e tij.

Avokati Lokaj kërkoi që ky vendim për refuzim t’i dorëzohet me shkrim në mënyrë që të e apelojë të njëjtin para gjykatës së Apelit.

Gjykatësi Sharraxhiu e refuzoi edhe këtë propozim duke shtuar se avokati mund ta apelojë atë me rastin e apelimit të aktgjykimit të rastit në Gjykatës së Apelit.

Lidhur me këtë propozim të avokatit Lokaj KALLXO.com ka raportuar edhe nga seanca e kaluar.

Në anën e tjetër, mbrojtësja e të akuzuarit Avni Sinanaj, avokatja Kosovare Kelmendi propozoi qe të caktohet planifikimi i seancave të radhës, në mënyrë që të këtë një dakordim mes palëve, e që sipas avokates planifikimi duhet bërë sipas udhëzimit të paraparë në vendimin e Gjykatës Supreme.

“Respektivisht nga udhëzimi i këtij aktgjykimi se cilat do të jenë pra pretendimet e mbrojtësve të paraqitura në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë e të cilat do të trajtohen në këtë rigjykim meqenëse ky udhëzim është i qartë dhe meqenëse  dispozitivi i këtij aktgjykimi është obligativ e i cili konstaton se aprovohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë”, tha Kelmendi.

Gjyqtari Sharraxhiu tha se gjykata do të veprojë sipas udhëzimeve të gjykatës supreme, mirëpo nuk do të lidhet me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, pasi për të njëjtat ka vendos gjykata supreme.

Sharraxhiu tha se gjykata ka planifikuar agjendën për seancat e radhës, për leximin e deklaratave të dëshmitarëve nëse ekziston pëlqimi i palëve në procedure.

Ai shtoi se nëse palët kanë ndonjë propozim për administrimin e ndonjë provë, ata mund ti paraqesin ato kërkesa dhe gjykata do të vendos për të njëjtat.

Seanca u ndërpre pasi gjykatësi Sami Sharraxhiu tha se për shkaqe shëndetësore nuk është në gjendje të vazhdoi seancën.

Seanca e  radhës u caktua me datën 15 dhe 22 dhjetor.

Katër të akuzuarit ishin dënuar me gjithsej 49 vjet burgim nga gjykata e shkallës së parë, e pastaj ky vendim ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë.

Por rasti është kthyer në rigjykim me vendim të Gjykatës Supreme.

I akuzuari Bekim Raja që akuzohej se e porositi vrasjen e Gjinit me pagesë, u dënua me 15 vjet burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vjet burgim e Murat Sinanaj me 19 vjet burgim

Ndërsa i akuzuari Gjon Pnishi, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë u dënua nga Gjykata e Pejës me 6 vjet burgim.

Tash pasi rasti është kthyer në rigjykim, Bekim Raja po akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë. Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi sipas Prokurorisë duke vepruar si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe Murat Sinanaj akuzohet për vrasje të rëndë të Ferdinand Gjinit.

Sipas aktakuzës së përmirësuar, Bekim Raja për shkak të një përleshjeje fizike që kishte pasur me të ndjerin Ferdinand Gjini dhe me Mark Kqirajn, me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e ka shtytur të pandehurin Gjon Pnishi që ky i fundit së bashku me Avni dhe Murat Sinanajn të kryejnë vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Dosja e Prokurorisë thotë se për këtë porosi, Bekim Raja u kishte premtuar atyre shpërblim në vlerë prej 150 mijë franga, ndërsa nëse ka vonesa në kryerjen e vrasjes shpërblimi do të jetë 100 mijë franga zvicerane.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Murat Sinanaj, sipas porosisë së dërguar nga Bekim Raja e ka kryer vrasjen e Ferdinand Gjinit, i ndihmuar nga Gjon Pnishi dhe Avni Sinanaj në planifikimin e vrasjes.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit e kanë mashtruar viktimën duke e joshur me substanca në atë mënyrë që një natë para vrasjes i ndjeri takohet me të pandehurit Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi, ku merren vesh që të nesërmen Ferdinand Gjini së bashku me Gjon Pnishin të shkojnë në fshatin Izniq te i pandehuri Avni Sinanaj për të marrë një sasi të substancave narkotike.

Tutje sipas prokurorisë, të nesërmen viktima niset nga Gjakova për në drejtim të Deçanit me veturën e tij, i përcjellë nga i pandehuri Gjon Pnishi, ku me të arritur të ura që i lidh fshatrat Llukë dhe Prapaqan, i pandehuri Murat Sinanaj i del në pritë dhe me armë automatike privon nga jeta Ferdinand Gjinin.

Aktakuza thotë se pas kryerjes se vrasjes, i pandehuri Bekim Raja ua jep shpërblimin prej 100 mijë frangave 3 të pandehurve të cekur me lartë.