Gjykimi për plagosjen e Azem Vllasit, sot nis “beteja” në GJykatën e Apelit

Të akuzuarit për përpilimin e listës pēr ekzekutimin e krerëve të shtetit dhe tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi nuk janē të kënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Mbrojtësit e të dënuarve, sapo e kanë marrë aktgjykimin në formë të shkruar, kishin bërë ankesë në shkallë të dytë, në Gjykatën e Apelit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim i Gjykatës së Apelit.

Më 22 janar 2020, 8 të akuzuar janë dënuar me 38 vite heqje lirie.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 27 shkurt 2018.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve Lirije Luzha dhe Sabit Berisha.

Aktakuza ka të bëjë me plagosjen e ish-politikanit kosovar të viteve 1980, Azem Vllasi, tani avokat.

Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Naime Krasniqi-Jashanica kryetare e trupit gjykues si dhe dy anëtaret e tjerë Valbona Musliu-Selimaj dhe Vesel Ismajli.

Pjesë e aktakuzë janë veprat penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.