Gjykimi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur, ish-zyrtarët shpallen të pafajshëm
Gjykata e Prizrenit të premten i ka liruar nga akuza ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit lidhur me rastin e ndërtimit të e Shtëpisë së Kulturës në Zhur.
Ish-zyrtarët komunalë të Prizrenit, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drenusha Behluli- Mehmeti, janë përballur me akuzën për keqpërdorim të detyrës.
Katër të akuzuarit u shpallën të pafajshëm.
Pala e dëmtuar, Komuna e Prizrenit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari Xheladin Osmani me anëtarët Ajser Skenderi dhe Artan Sejrani.
Prokuroria në Prizren më 16 prill 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të projektit të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur, Almir Saiti, ish-zyrtarëve komunalë të Komunës së Prizrenit Refki Muzbegu, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenusha Behluli- Mehmeti zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndaj Refki Muzbegut, më 1 korrik 2021, kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani mori vendim që të hidhet aktakuza dhe të pushohet procedura për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.
Parashkruhet vepra, hidhet poshtë aktakuza për njërin prej zyrtarëve komunalë të Prizrenit
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e lartcekur, po ngarkohen se nga viti 2009-2017 në cilësinë e menaxherëve të projektit gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur” kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për operatorë të ndryshëm ekonomik përkundër asaj se punimet nuk ishin kryer si dhe pranimi teknik i këtij objekti akoma nuk ishte bërë dhe nuk ishte lëshuar për shfrytëzim.