Gjykimi për mbi 273 mijë eurot e përvetësuara gjatë ushtrimit të detyrës

Srboljub Dimitrijeviq, i akuzuar se në cilësinë e kontabilist të firmës “Auto Moto Drushtvo” dhe “Auto Moto Remont” ka përvetësuar mbi 273 mijë euro, është ballafaquar me deklaratat e dëshmitarit Dragan Velimiroviq.

Sipas aktakuzës, Dimitrijeviq nga janari 2005 deri në dhjetor 2015 në cilësinë e shefit të kontabilitetit në firmat “Auto Moto Drushtvo“ dhe “Auto Moto Remont“ në Mitrovicë, e cila është regjistruar së pari në UNMIK, e pastaj është regjistruar edhe te Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve  e Kosovës si “Auto Moto Drushtvo“ Mitrovicë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka përvetësuar të hollat që i janë besuar në bazë të detyrës.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Dimitrijeviq duke mos regjistruar të hollat në evidencat e kontabilitetit, kthimin e akontacioneve (paradhënie të punëtorëve), duke tërhequr para ‘cash” nga banka dhe të njëjtat nuk janë regjistruar fare në evidencën e kontabilitetit, duke mos dorëzuar pazarin ditor në llogarinë bankare të kompanisë, e duke mos i regjistruar në evidencat e kontabilitetit paratë e kthyera nga personat që kishin huazuar para nga kompania, ka përvetësuar të holla në shumë prej 273,107.39 euro.

Më këtë akuzohet se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.

Kurse në seancës e mbajtur në gjykatën është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit Dragan Velimiroviq.

Velimiroviq ishte propozuar që të dëgjohej nga mbrojtësi i të akuzarit Dimitrijeviq, avokati Kapllan Baruti.

Duke u përgjigjur në pytjen e avokatit Baruti, dëshmitari Velimiroviq ka treguar për akontacionet të cilat i kishin marrë punëtorët e këtyre kompanive.

“Unë nuk kam punuar direkt në “Auto moto“ por ata kanë punuar në bazë të programit tim, dokumentacioni i cili është futur në atë program më është prezantuar mua. Unë e kam shiquar vitin 2015 dhe kam parë se në kontabilitet nuk ka pasur kërkesa nga ana e punëtorëve në emër të akontacioneve qka do të thotë që punëtorët të cilët kane marr akontacione i kanë kthyer“, tha Velimiroviq.

Kurse prokurori i rastit Njazi Rexha ka qenë i interesuar të dijë nëse kishte pasur ndonjë mospërputhje mes të hyrave të paraqitura dhe parave të tërhequra nga banka, për qka dëshmitari ka deklaruar se në fund të vitit nuk kishte pasur mospërputhje.

Ndërsa sipas asaj që ka deklaruar dëshmitari Velimiroviq llogaritë përfundimtare kishin qenë në rregull dhe se ai nuk mund ta dinte edhe sikur ndonjë shpenzim të mos i ishte paraqitur në mënyre të drejtë.

Kurse përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Miodrag Brklaq e ka pyetur dëshmitarin nëse ai e dinte se ku gjendej dokumentacioni i kontabilitetit për vitin 2008 dhe 2009 i cili nuk i ishte prezantuar ekspertit.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje dëshmitari ka deklaruar se ai nuk kishte ruajtur asnjë dokument dhe se tërë dokumentacionin pas regjistrimit ia kishte kthyer ndërmarrjes.

Kurse meqenëse ishte afruar përfundimit i orarit të punës dhe anëtarja e trupit gjykues Florije Syla duhej të merrte pjesë në një rast tjetër të shpalljes së aktgjykimit seanca është shtyrë për 3 dhe 9 mars të këtij viti.

Përvetësimi i 273 mijë eurove, dëshmitari: I akuzuari tërhoqi para dhe nuk i regjistroi