Gjykimi në rastin 'Veteranët' - FOTO Shyhrete Maliqi - KALLXO -14 janar 2021

Gjykimi për 'fryerjen e listave' të veteranëve të UÇK-së drejt fundit

Në Gjykatën e Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësorë në rastin e njohur si “Veteranët”, me të cilën ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë, akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë gjykim sot palët  do të japin fjalën përfundimtare , me ç’rast këtij gjykimi edhe i erdhi fundi.

Të akuzuar në këtë rast janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Në shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro

Gjykimi në rastin ‘Veteranët’ – FOTO Shyhrete Maliqi – KALLXO -14 janar 2021

Anulohet seanca në rastin “Veteranët”