Një nga seancat e gjykimit në rastin ndaj 'Syrit të Popullit'. Foto: Kallxo.com

Gjykimi ndaj ‘Syrit të Popullit’, Prokuroria liron dy të akuzuar

Në fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor në rastin “Syri i Popullit”, Prokuroria Speciale ka hequr dorë nga ndjekja penale e të akuzuarve Lirije Luzha dhe Sabit Berisha.

Heqjen dorë nga ndjekja penale, Prokuroria e arsyetoi me faktin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se kanë kryer ato vepra për të cilat akuzoheshin.

“Në mungesë të provave unë heq dorë nga ndjekja penale për të akuzuarit Lirije Luzha dhe Sabit Berisha”, deklaroi Prokurori Soecial, Sylë Hoxha.

Ai tha se qëndron pranë akuzave kundër të akuzuarve tjerë Murat Jashari, Sadri Ramabaja, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana.

Sipas tij, gjatë shqyrtimit gjyqësor për të akuzuarit në fjalë janë vërtetuar në tërësi të gjitha akuzat.

Murat Jashari, Sadri Ramabaja, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana po akuzohen nga prokuroria special për veprime kundër rendit kushtetues.

Aktakzua ndaj tyre ka të bëjë me plagosjen e avokatit kosovar, Azem Vllasi, në Prishtinë.

Pjesë e aktakuzë janë veprat penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që diktatori shqiptar Enver Hoxha të njihej si hero.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!