
Gjykimi ndaj Pjetër Shalës - Dëshmitari: Babën e morën pse ishte polic
Ka vazhduar gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin e Pjetër Shalës. Dëshmitari i shtatë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka pretenduar se babai i tij iu kidnapua vetëm pse kishte punuar polic në ish-Jugosllavi.
“Vetëm si polic që u konë, si i thonë spiun, për detyrën e vet që e ka mbajt si oficer policie”- sqaroi dëshmitari i mbrojtur.
Prokuroria: A ju tha babai se çfarë pyetje i kanë bërë kur e kanë marr?
“I kanë thënë: Si ke punuar ti me policinë e ushtarëve serb? I kanë thanë disa gjëra tjera si: Prano që i ke vra 100 vetë e ke dhunu. Baba i ka thanë: Qitma nja nër sy që e kam bo atë se e kam vra dhe do t`i pranoj krejt. Atëherë, Pjetër Shala i ka thanë: Pse e ke lyp ti kush ta ka gjuajt kafen, atë e kam bo unë. Dhe pse nuk dole te shtëpia kur erdhe?”- ka deklaruar dëshmitari.
Prokuroja më tej e pyeti dëshmitarin se cila ka qenë arsyeja e ndalimit në Kukës, a ka ka kryer ndonjë krim apo për çfarë arsye ishte ndaluar?
“Vetëm si polic që u konë, si i thonë spiun, për detyrën e vet që e ka mbajt si oficer policie”- sqaroi dëshmitari i mbrojtur.
Senaca është duke vijuar ende. Pjetër Shala gjykimin po e ndjek përmes video-lidhjes.
Pjetër Shala i njohur me nofkën Komandant “Ujku” po akuzohet për krime lufte.
Krimet për të cilat ngarkohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.
Artikujt e tjerë lidhur me procesin gjyqësor kundër Pjetër Shalës mund t’i lexoni në këtë LINK.