Foto: Kallxo.com

Gjykimi ndaj Pal Lekajt: Katër nga pesë dëshmitarë thonë se morën subvencione pa aplikuar

Katër nga pesë dëshmitarët që dolën të hënën në gjykatën e Gjakovës thanë se subvencionet e komunës në bujqësi i kishin marrë pa aplikuar fare në një rast në kohën kur komuna e Gjakovës drejtohej nga Pal Lekaj, aktualisht ministër në qeverinë në largim të Ramush Haradinajt.

Lekaj, bashkë me të akuzuarit tjerë Ismet Isufin, Veli Hajdaraga dhe Gani Rama të akuzuar për korrupsion u ballafaquan me dëshmitë e dëshmitarëve.

Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohet bashkë me Ismet Isufin dhe Gani Ramën, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Dëshmitari Agim Hamza, tregoi se prej komunës kishte marrë një thes farë misër dhe 25 kilogramë pleh kimik.

Ai tha se për këto gjëra që kishte marrë nuk kishte nënshkruar askund.

“Këto i kam marrë afër spitalit, njeri që ka qenë aty nuk e njoh. Unë vetëm kam dëgjuar që po japin ndihma asgjë më shumë”, tha dëshmitari Agim Hamza.

Ndërsa dëshmitari tjetër Nysret Sadiku tha se asnjëherë nuk ka pranuar subvencione nga komuna e Gjakovës.

“Edhe në Polici kam deklaruar që nuk kam marrë, kam tokë po s’kam marr ndihma”, tha dëshmitari Nysret Sadiku.

Më pas dëshmitari Agim Dhomi tha se asnjëherë nuk kishte aplikuar për të marrë subvencione nga komuna e Gjakovës.

“Nuk kam tokë punuese, në Polici ma kanë prezantuar një nënshkrim A. Dhomi por ai nuk ka qenë i imi”, tha dëshmitari Agim Dhomi.

Edhe dëshmitari Fatos Matoshi, tha se asnjëherë nuk kishte pranuar ndonjë subvencion nga komuna që jeton.

“Nënshkrimi im në kopjen që ma ka prezantu Policia, s’kam qenë i imi”, tha dëshmitari Fatos Matoshi.

Ndërsa dëshmitari Alfred Nokaj, tha se pas luftës kishte aplikuar për subvencione.

“Mes periudhës 2008-2012 kam aplikuar për subvencione dhe i kam marrë tek Ura e Taliqit në Gjakovë”, tha dëshmitari Alfred Nokaj.

Ai tha se aty kishte qenë një listë me emra dhe aty ishte nënshkruar.

“Kam pranuar farë gruri për sipërfaqe prej 50 ari dhe pleh artificial. Në barnatoren bujqësore te ura ka qenë tollovi dhe me sa e di aty ka qenë edhe pronari i barnatores por nuk ia di emrin”, tha dëshmitari Alfred Nokaj.

Por edhe ai tha se nënshkrimi i prezantuar gjatë deklaratës në Polici nuk ka qenë i tij.

Ky gjykim pritet që nesër të vazhdojë prapë dhe për dëshmitarët që nuk kanë arsyetuar mungesën e tyre, do të sjellen me detyrim në gjykatë.

Javën e kaluar kishte dështuar të mbahej ky gjykim, dhe kjo nuk ishte hera e parë e dështimit.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

 

Lënda e Gani Ramës ishte bashkuar me lëndën e Pal Lekajt dhe të akuzuarve të tjerë, pas propozimit të prokurorit Atdhe Dema për bashkimin e lëndëve.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Caktohet dita e gjykimit të Pal Lekajt

Poashtu, Gani Rama po akuzohet për 218 mijë euro, lidhur me shpërndarjen e subvencioneve.

Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Bëhet e ditur që rasti i Gani Ramës, është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata e Gjakovës, Gani Ramën e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

Lirohet nga Akuza Gani Rama, Zyrtar i Komunës së Gjakovës

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat e përcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Në këtë rast, ish-kryetari i komunës se Gjakovës tash ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj bashkë me ish-zyrtarin e tij Gani Ramën dhe drejtorin e drejtorisë për bujqësi Ismet Isufin, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangje nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrur Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631.671.82 euro.

Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikmëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69.786.00 euro.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Hajdaraga, në cilësinë e udhëheqësit të biznesit “UNION-VL”, ka dhënë informacione jo të sakta me rastin ndarjes së subvencioneve, duke deklaruar dhe nënshkruar se kinse kanë pranuar subvencione të gjithë personat e nënshkruar në formularët mbi pranimin e tyre

I njëjti me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, ka prezentuar të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të tij, pasurinë apo gjendjen ekonomike, duke deklaruar një qarkullim më të vogël sesa ai real, repektivisht duke bërë shmangie nga tatimi në shumë rreth 35.550.00 euro, thuhet në aktakuzë.