Gjyqtari Beqir Kalludra |Foto: KALLXO.com

Gjykimi ndaj ish-aktivistëve të LVV-së, Gjykata refuzon kërkesën e avokatit Tomë Gashi

Kryetarja e Gjykatës se Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka marr vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e avokatit Tomë Gashi, për përjashtimin e gjykatësit Beqir Kalludra në gjykimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më 4 mars, në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin e Kuvendit, avokati Tomë Gashi kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësit të çështjes Beqir Kalludra.

Kërkohet përjashtimi i Beqir Kalludrës në gjykimin për sulmin në Kuvend

Kësaj kërkese, Beqir Kalludra i ishte përgjigjur se ai vendimet e veta i mbron me jetën e tij.

 

 Beqir Kalludra i përgjigjet Tomë Gashit: ” Vendimet e mija unë i mbroj me jetën time”

 

Sipas vendimit të kryetares së Gjykatës, Afërdita Bytyçi, gjykatësi i çështjes vazhdon të jetë Beqir Kalludra.

Seanca e radhës në gjykimin ndaj Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit e Frashër Krasniqit, ende nuk është caktuar.

Batusha, Arifi, Haliti e Krasniqi akuzohen nga Prokuroria për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht te vitit 2016.