Shashivar Hoti - Kryetar i Trupit Gjykues në rastin 'Pronto' - 03.01.2020

Gjykatësi Shashivar Hoti shkeli me të dyja këmbët Kodin e Procedurës Penale në rastin ‘Pronto’

 

Gjykata e Prishtinës sot në krye me Shashivar Hotin shpalli verdiktin me të cilin 11 të akuzuarit e rastit ‘Pronto’ i liroi nga akuza për veprën penale shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

Vendimi me të cilin u liruan Adem Grabovci, Besim Beqa, Zenun Pajaziti dhe 8 të akuzuarit e tjerë në rastin e shumëpërfolur “Pronto”: Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin nuk u arsyetua nga kryetari trupit gjykues Shashivar Hoti.

Ai nuk arsyetoi vendimin e marrë se në cilat fakte është bazuar trupi gjykues se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkoheshin nga Prokuroria Speciale.

Gjykatësi Hoti vetëm i njoftoi palët se aktgjykimin do ta marrin në formë të shkruar duke i përshëndetur dhe duke i uruar që të kalojnë mirë.

Prokurorja Drita Hajdari: Të fuqishmit e politikës i shpëtojnë drejtësisë

Kjo praktikë tashmë e 6 muaj përsëritet në Gjykatën e Prishtinës, nga gjykatësit e Krimeve të rënda të cilët mjaftohen vetëm me shpalljen e vendimeve.

Ky veprim i sotëm i gjykatësit Hoti është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, saktësisht paraqet shkelje të rëndë nenin 366 par.2 të KPRK-ës, i cili ka të bëjë me shpalljen e vendimeve dhe arsyetimin e tyre në pika të shkurtra.

“Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në prani të palëve, të përfaqësuesve të tyre ligjorë, të përfaqësuesve të autorizuar dhe të mbrojtësve lexon në seancë të hapur dispozitivin dhe shkurtimisht prezanton arsyet e aktgjykimit”, thuhet në paragrafin e 2-të të Nenit 366 të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 366 i Kodit të Procedurës Penale

 

Gjykata e Prishtinës i liroi sot nga akuza të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Pronto’.

Gjykata e Prishtinës sot shpalli aktgjykimin me të cilin liroi Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë në rastin e shumëpërfolur “Pronto”: Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Rasti ‘Pronto’, ndryshohet aktakuza ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt

.