Vendos Apeli: Gjykatësi Sali Berisha mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të S.B kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Në këtë mënyrë, bëhet e ditur se Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20 shtator sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19 tetor.

S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Sipas komunikatës, Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, ka bazë ligjore për caktimin  e paraburgimit ndaj tij, pasi së në liri, ai mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë dhe në këtë formë të pengoj rrjedhën normale të saj.

Gjykatësi Sali berisha ishte arrestuar më 19 shtator.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar gjyqtari Sami Sharraxhiu.

Gjyqtari tha se nuk e di për çfarë vepre është arrestuar kolegu i tij.

“Policia më ka informuar që është arrestuar gjyqtari Sali Berisha. Por për shkak të moscenimit të hetimeve nuk jam i informuar për çfarë vepre penale”, tha për KALLXO.com Sami Sharraxhiu.

Arrestohet Sali Berisha, gjykatës në Pejë