Pallati i Drejtësisë - FOTO Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Gjykatësi në trajnim, shtyhet seanca ndaj ish-zyrtareve të PTK-së

Seanca gjyqësore ndaj Fllanza Shabit dhe Fatime Hoti-Abazit, ish-zyrtare të Postës dhe Telekomit të Kosovës, të akuzuara për përvetësimin e mbi 76 mijë eurove ka dështuar të mbahet në Gjykatën e Prishtinës.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte trajnimi që gjykatësi Shashivar Hoti do ta mbajë në Tiranë dhe të njëjtit i është dashur të udhëtojë sot për në Shqipëri.

Seanca është shtyrë për në muajin dhjetor.

Fllanza Shabi dhe Fatime Hoti-Abazi, ish-zyrtare të Postës dhe Telekomit të Kosovës po akuzohen për përvetësimin e mbi 76 mijë eurove.

Sipas prokurorisë, Fllanza Shabi në cilësinë e zyrtares së shitjes në PTK në zyrën postare nr.10 dhe Fatime Hoti-Abazi zyrtare e teleshitjes në periudhën 2009/2012 së bashku kishin përvetësuar shumën e parave e cila u ishte besuar sipas detyrës në lartësi prej 76,151.00 euro.

Kallxo.com ka monitoruar në vazhdimësi për këtë rast.

Ish-zyrtaret e PTK-së të akuzuara për vjedhje dalin para gjykatës

.