Foto: Ilustrim

Gjykatat e Kosovës vazhdojnë publikimin e aktgjykimeve edhe gjatë muajit korrik 2020

Gjatë muajit korrik të vitit 2020, gjykatat e Kosovës kanë publikuar gjithsej 1,391  aktgjykime, çka përbën një rënie të numrit krahasuar me muajin paraprak, kur ishin publikuar 1,630  aktgjykime.

Gjykata Themelore e Prishtinës vazhdon të prijë me aktgjykime të publikuara, me gjithsej 358 aktgjykime të publikuara, e kjo përbën rënie krahasuar me muajin paraprak.

Gjykata Themelore e Mitrovicës është gjykata e dytë me numrin më të lartë të aktgjykimeve të publikuara. Gjatë muajit korrik kjo gjykatë ka publikuar gjithsej 230 aktgjykime.

Gjykata e Apelit është gjykata e tretë me numrin me të lartë të aktgjykimeve të publikuara me gjithsej 202 aktgjykime.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Agron Maxhuni është gjyqtari me numrin më të lartë të aktgjykimeve të publikuara, me gjithsej 50 aktgjykime.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit korrik 2020:

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1-31 korrik 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Në fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1391 aktgjykime, po kaq aktgjykime FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave.

Edhe gjatë muajit korrik është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes apo kanë dalë në pension. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.