Zyrtarja e FINCA-s dënohet me burgim dhe gjobë - VIDEO

Merita Shehu, e akuzuara për përvetësim të mbi 23 mijë eurove nga “FINCA”, u shpall fajtore nga gjykata e Gjakovës.

Shehu u dënua me 12 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë.

Poashtu gjykata e obligoj që shumën prej 23,977.60 euro, t`ia kompensoj institucionit financiar “FINCA”.

E njëjta nuk ishte prezente sot në shpalljen e aktgjykimit të saj.

Merita Shehu si arkëtare në iinstitucionin mikrofinanciar, ‘FINCA’, në degën në Rahovec, po akuzohet nga Prokuroria se ka marrë shumën e të hollave prej 14 mijë e 200 euro, e poashtu ka përvetësuar ratat e 40 klientëve në shumë prej 9 mijë e 777 mijë euro.

Afër fundit gjykimi për përvetësimin e mbi 23 mijë eurove

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Dy seanca të fundit kishin dështuar të mbaheshin, si shkak u mungesës së ish-avokatit të akuzuarës, Esat Gutaj.

 

E akuzuara akuzon avokatin se gënjeu për shëndetin e tij për të mos ardhur në seancë

 

 

Avokati pati marramendje rrugës për në gjykatë, dështon seanca për përvetësim parash

 

 

Kallxo.com kishte raportuar edhe më herët për këtë rast.

Në muajin maj në këtë çështje kishin dëshmuar edhe ish-kolegët e të akuzuarës.

 

Gjykimi i ish-arkëtares së ‘Finca’-s, dëshmitarët rrëfejnë si e gjetën arkën thatë

 

Në lidhje me këtë rast Gjykata e Gjakovës kishte refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Merita Shehut, e akuzuar për përvetësim në detyrë.

Gjyqtari Shaqir Zika, aktakuzën e Prokurorisë e kishte vlerësuar të bazuar edhe përkundër faktit që mbrojtësi i të akuzuarës Shehu, avokati Esat Gutaj kishte pretenduar që aktakuza nuk është e mbështetshme në prova materiale.

Në seancën e mbajtur në muajin Janar, e akuzuara Merita Shehu kishte kërkuar marrëveshje me Prokurorinë.

 

Ish-arkëtarja e FINCA-s kërkon marrëveshje me Prokurorinë

 

Ndërkaq në seancën e parë Merita Shehu, nuk e kishte pranuar fajësinë.

 

Punëtorja e akuzuar e FINCA-s nuk e pranon se i përvetësoi mbi 23 mijë

 

“E akuzuara nuk e ka përmbushur detyrimin ndaj Institucionit Mikrofinanciar FINCA, andaj në kërkesën pasurore juridike kërkojnë kompensimin e shumës prej 23.977.60 euro”, kishte thënë Kelmendi.

Sipas aktakuzës, këto veprime janë konsumuar në muajin Janar  e deri në qershor 2018.

Merita Shehu si arkëtarë në Institucionin mikrofinanciar FINCA, në Degën në Rahovec, po akuzohet nga Prokuroria se ka marr shumën e të hollave prej 14,200.00 euro, e po ashtu ka përvetësuar ratat e 40 klientëve në shumë prej 9,777.50 euro.