Prapa grilave - Ilustrim

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, Apeli vërteton: Burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Apeli e ka vlerësuar se është vërtetuar drejtë gjendja faktike dhe se aktgjykimi nuk përmban ndonje shkelje ligjore.

Naser Pajazitaj u dënua për akuzat e vrasjes ‘dinake’ të Donjeta Pajazitajt.

Sipas Prokurorisë përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, Naser Pajazitaj kishte ndaluar me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me ç`rast e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, dhe më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

https://kallxo.com/burgim-i-perjetshem-ndaj-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt/

Historinë e gjykimit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt mund ta lexoni në këtë link.