Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit për korrupsion 05.11.2019
Vendimi i Gjykatës për punëtorin e Postës i cili akuzohej se vodhi mbi 1 mijë euro në vendin e punës
Gjykata në Mitrovicë e ka dënuar me 6 muaj burg dhe 500 euro gjobë të Berisha akuzohej nga Prokuroria e Mitrovicës se duke kryer detyrën e tij si sportelist në Postën e Mitrovicës kishte përvetësuar 1,270.68 euro.
Paraprakisht i pandehuri Berisha në Gjykatë e ka pranuar fajësinë për veprën penale e cila i vihej në barrë nga Prokuroria e Mitrovicës.
Kurse sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi i rastit, Bekim Veliqi, i pandehuri Berisha u dënua me 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë.
Ky dënim të akuzuarit, me pajtimin edhe të të pandehurit i është zëvëdësuar në dënim më gjobë në vlerë prej 2000 euro.
Ndërsa gjithsejt i akuzuari duhet të paguaj 2500 euro gjobë, nëse nuk e kryen këtë obligim të Gjykatës atëherë ai do të detyrohet që të shkoj në burg.
Gjykata në shpalljen e këtij aktgjykimi i ka marr parasysh edhe rrethanat lehtësuese siç ishte ajo e pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, sot në seancën e shqyrtimit fillestar.
Gjithashtu edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami- Shala ka thënë që me rastin e matjes dhe lartësisë së dënimit Gjykata të ketë parasysh korrektësinë e të akuzuarit Berisha në të gjitha fazat e procedurës.
Pranimi i fajësisë nga i akuzuari Ahmet Berisha është aprovuar nga gjykatësi Bekim Veliqi.
Ndryshe Berisha akuzohej nga Prokuroria se gjatë kryerjes se detyrës së tij në cilësinë e sportelistit në Postën e Kosovës në Mitrovicë kishte përvetësuar mbi 1 mijë euro.
Sipas aktakuzës prej datës 11 nëntor 2015 e deri me datën 1 shkurt 2016 në cilësinë e sportelistit në zyrën postare Mitrovica 1, me qëllim të përfitimit të kunderligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për perosnin tjetër, ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës zyrtare.
Aktakuza e Prokurorisë thekson se i pandehuri me veprimet e anulimit të 14 pagesave të shërbimeve financiare jo-bankare ka përvetësuar për vete 1,270.68 euro.
Kjo sipas aktakuzës ishte vërtetuar pas kontrollit të cilin e kishte bërë me 11 shkurt 2016 grupi punues dhe atë Auditori i Brendshëm , Inspektorati Postar, Departamenti i shërbimeve financiare jo-bankare dhe Departamenti i sistemit të automatizimit të sporteleve, është vertetuar se i pandehuri me veprimet e anulimit të pagesave të shërbimeve financiare jo-bankare kishte përvetësuar për vete shumën prej 1,270.68 euro.
Më këtë akuzohej se kishte kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.