Supremja qartëson komptencat e Gjykatës, Organit për kundëvajtje dhe përmbaruesit privatë

Gjykata Supreme njoftoi se në seancën e sotme me vota unanime ka miratuar 3 udhëzime, njërin për Divizion për Kundërvajtje dhe 2 udhëzime të tjera për Departamentin Civil.

Udhëzimi i parë ka të bëjë me aplikimin e dispozitave ligjore në procedurën kundërvajtëse, udhëzimi i dytë ka të bëjë me zbatimin e procedurës përmbarimore në vendimet gjyqësore lidhur me gjobat ndërsa udhëzimi i tretë ka të bëjë me kompetencën e gjykatës për të përmbaruar vendimet gjyqësore.

Lidhur me udhëzimin e parë, kryetari i Supremes, Enver Peci, ka shpjeguar se komptentë për të bërë ekzekutimin e dënimit me gjobë dhe pagesës së gjysmë-gjobës, lidhur me vendimet për kundërvajtjet e trafikut rrugor dhe kundërvajtjet tjera është organi i kundërvajtjes e jo gjykatat themelore.

Sa i përket udhëzimit të dytë, Gjykata Supreme vendosi edhe për dy nenet kunërthënëse të Ligjit për Kundërvatje nenit 30 dhe 163  që rregullojnë mënyrën e përmbarimit të dënimeve me gjobë në Divizionin për Kundërvajtje.

Gjykata Supreme, me udhëzuesin e sotëm, vendosi që në këto raste të gjejë zbatim neni 30 par.4 i Ligjit për Kundërvajtje sipas së cilit përmbaruesit privatë kanë komptetencë për të zbatuar aktvendimet e gjykatave themelore për arkëtimin e detyrueshëm të dënimeve me gjobë.

Ndërsa lidhur me me miratimin e udhëzimit të tretë, Gjykata Supreme i bëri të qartë gjykatës se ka kompetencë që të vendosë në procedurë përmbarimore dhe të përmbarojë vendimet që rrjedhin nga e drejta familjare, vendimet për kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civilë në punë dhe  vendimet për kompensimet tjera.

Udhëzimi ndalon gjykatat që vendimet e nxjerra nga insitucionet e tjera edhe nëse kanë të bëjnë me çështjet e lartëcekura që rrjedhin nga e drejta familjare, e drejta e punës, t’i përmbarojnë në rrugë gjyqësore.