Ilustrim

Sqarohen rrethanat e therjes së mësueses në Lagjen Emshir

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar që e dyshuara autorja e incidentit në shkollën “7 marsi” të Prishtinës të dërgohet për trajtim psikiatrik.

B.TH akuzohet se mesditën e 30 prillit theri tri herë me thikë mësuesen e shkollës në prani të nxënësve.

Një raport i mjekut e ka nxjerrë B.Th. si person që kishte aftësi të kufizuar të të menduarit ditën kur e kreu aktin.

Eksperti ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet për trajtim në qendrën e psikiatrisë.

‘Tani po kalon në një episode psikotike me deluzione të xhelozisë dhe përndjekjes’ shkruhet në raportin e ekspertëve.

Raporti i ekspertit ka bërë që prokurorja e rastit Besa Limani, të kërkojë nga gjykata që e pandehura të ndëshkohet me sanksionin e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor.