Skenderaj, dëshmitari rrëfen për vrasjen me pagesë nga vëllai i ish- gruas

Një burrë për të cilin dyshohet se ka pasur atentat të planifikuar, ka dëshmuar në gjykatë për  të akuzuarin që urdhëroi atentatin, përkatësisht vëllanë e ish-gruas së tij.

Driton Latifi ka dalur të premten para Gjykatës së Mitrovicës, si i akuzuar se pagoi për ta vrarë Sabit Lushtakun nga Prekazi.

Në këtë seancë, i ftuar për të dëshmuar ka qenë vetë Sabit Lushtaku i cili kishte qenë cak i vrasjes e cila do të ekzekutohej.

Pagesa sipas prokurorisë ishte kryer ndërsa vrasja do ekzekutohej nga Lutfi Qosaj. Ky i fundit në gusht të  2010-tës akuzohet se kreu vrasjen e porositur por kishte humbur cakun.

Qosaj akuzohet se qëlloi për vdekje Nuredin Lushtakun e jo Sabit Lushtakun për të cilin sipas prokurorisë  ishin paguar 30 mijë euro.

Sipas akuzës me të parë se në oborr hyn një veturë e kuqe “Audi 80“, me një vozitës mashkull, Lutfi Qosa kishte shtënë në drejtim të tij katër herë, duke e goditur të njëjtin për vdekje dhe menjëherë kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sabit Lushtaku i ftuar të dëshmojë për këtë rast ka treguar para trupit gjykues si kishte ndodhur ngjarja dhe si e kishte kuptuar se ndaj tij po organizohej një vrasje me pagesë.

Lushtaku ka rrëfyer se një fqinj i tij e kishte njoftuar se këtë të fundit donte ta vriste  miku i tij Driton Latifi.

Ndërsa më 9 qershor 2010 derisa po kryente disa punë personale në Skenderaj e ne lokalin “Malibu“ e kishte takuar Hashim Ahmetin për të cilin fqinji i tij i kishte thënë se ky i fundit e kishte njoftuar për planin që po bëhej për vrasje e tij.

“ Luta nga Podujeva ka ardhë te unë në Skenderaj tre herë radhazi edhe me ka thënë se a e njeh Sabit Lushtakun i cili ka jetuar në Austri dhe i cili punon në Ferronikel…sepse Luten nga Podujeva do të thotë ka paguar Driton Latifi me vra Sabitin për shkak se Sabiti e ka goditur me thikë Dritonin në Austri…“, ishin fjalët që ia ka thënë Hashim Ahmeti sipas dëshmitarit.

Lushtaku ka treguar në gjykatë se për të gjitha këto e kishte njoftuar familjen e tij, ndërsa bisedën që e kishte bërë me Hashim Ahmetin e kishte incizuar me diktafon, ndërsa ka treguar se në qershor të vitit 2006 i ishte bërë një atentat në fshatin Prekaz të Poshtëm për të cilin rast kishte edhe dokumentacion.

Me tutje gjatë dëshmisë së tij Sabit Lushtaku ka rrëfyer se për therjen me thikë që i kishte bërë Driton Latifit ai kishte vuajtur dënimin me 5 vjet burg në Austri, ndërsa pas mbajtjes së dënimit ishte kthyer në Kosovë. Ndërsa prej kësaj ngjarje edhe sot Lushtaku ka thënë se janë në konflikt me Driton Latifin dhe familjen e tij.

Gjatë dëshmisë së tij Lushtaku ka thënë se disa herë familja e tij kishin kërkuar nga familja Latifi që t’i falej për veprën që kishte bërë, ndërsa që nga atentati i vitit 2006 familja e tyre katër shtëpi të Lushtakëve kanë qenë shënjestër e rrezikut nga Driton Latifi dhe familja e tij së bashku me ish- bashkëshorten e tij, Teuta Latifi.

“ Unë kam vazhduar jetën është dashur të punojë për të siguruar ekzistencën e familjes por të gjithë jemi të tronditur se ndoshta një ditë do të dal dikush me pagesë nga njerëzit e Driton Latifit dhe do ta vras dikë nga familja jonë “, tha Lushtaku.

Kurse i pyetur nga avokati Faruk Korenica se ku kishte qenë ditë kur është privuar nga jeta kushëriri i tij Nuredin Lushtaku, dëshmitari Sabit Lushtaku ka treguar se kishte qenë në punë në ndërrimin e parë.

Me pas ndërsa ishte munduar ta siguroj; në cisternë më ujë për disa punime që po bënin, Lushtaku ka thënë se kishte pranuar një telefonatë nga nëna e tij, dëshmitari nuk ka mundur të mbajë lotët derisa ka treguar si e kishte kuptuar që ishte vrarë Nuredin Lushtaku.

“ Jam kthyer në shtëpi e kam thirr ne tel Januz Lushtakun…kam qenë me Blerimin të cilin e kam qarosur për ndihmën që ma ka dhënë për cisternën…pasi jam ndarë nga Blerimi me ka cingëruar telefoni dhe e kam dëgjuar një zë…”, ka thënë dëshmitarit duke mos mundur ti mbaj lotët.

Tutje ai ka treguar se si kishte gjetur nënën dhe gruan e tij në shtëpi duke qarë të cilat i kishin treguar me vështirësi se kanë dëgjuar krisma ndërsa Nexhdeti e kishte dërguar në spital Nuredin Lushtakun, të njëjtën ia kishte thënë edhe gruaja e Bajram Luhtakut të cilën e kishte gjetur në oborrin këtij të fundit.

Ndryshe ndaj Sabit Lushtakut ishte ngrit aktakuzë nga prokuroria e Mitrovicës për sulm ndaj avokatit Mahmut Halimi i cili në këtë rast e mbron të akuzuarin Driton Latifi.

Rrëfimet për vrasjen me pagesë të Sabit Lushtakut në Prekaz