Skandali me patentë shofer, aktakuzë kundër 31 personave

Një vit e gjysmë pas një seri arrestimesh në Departamentin e Patentë Shoferëve, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj 31 personave.

Marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare, zbulim i fshehtësisë zyrtare, falsifikim i dokumenteve, ndihmë në kryerje të veprave penale dhe mos lajmërim i veprave penale janë akuzat që bëjnë pjesë në dosjen voluminoze të prokurorisë.

Përpos ngritjes së aktakuzës Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka kërkuar që të shpallën 7 dëshmitar bashkëpunues.

Nga 31 të akuzuarit sipas njoftimit njëri nga ta ka arritur marrëveshje për ta pranuar fajin.

Korriku i viti 2019 kishte tronditur opinionin kosovar, pasi mbi 20 zyrtar shtetëror kishin përfunduar nën pranga si pasoj e dyshimeve për korrupsion.

Pas arrestimeve të njëpasnjëshme në Departamentin e Patentë Shoferëve ishin bërë të ditura dyshimet për mënyrat e keqpërdorimeve dhe shitjes së patentë shoferëve.

Dosja zbulonte mënyrat e kalimit të testit teorik nga ana e kandidatëve të cilët kishin marrëveshje paraprake me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas prokurorisë një nga format më të shpeshta ishte plotësimi i testeve nga ana e ekzaminerëve të testit teorik.

Mënyrë tjetër e cila përmendet nga prokuroria në këtë dosje është plotësimi i testit nga vetë kandidati me diktimin e ekzaminerëve.

Prokuroria e Prishtinës pretendon se listat e kandidatëve kontrolloheshin para se kandidatët t’iu nënshtroheshin testit.

Në lidhje më ketë aferë ishin arrestuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

 

Skandali me patentë-shoferë: Cilët ekzaminues dyshohen se mbushnin testet e kandidatëve

Përpos kërkesës për dënim në kate aktakuzë thuhet se prokuroria ka kërkuar edhe dënimin plotësues për ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë.