Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Shtatë vite burg për grabitje

F. H. është dënuar me 7 vite burgim, pasi i gjet fajtor nga Gjykata e Prishtinës për grabitjen. I njëjti është dënuar edhe me gjobë në shumën prej 800 euro.

“I akuzuari F. H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite,  po ashtu për  veprën penale Grabitje i shqiptohet  edhe dënim me gjobë në shumën prej 800 euro”, njofton Gjykata e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se të akuzuarit do t’i llogaritet dënimi që nga koha kur ka qenë në paraburgim.

“Konform nenit 83 të Kodit të Procedurës Penale, koha e kaluar në paraburgim nga data 13.10.2021 e tutje do t`i llogaritet në dënimin e shqiptuar, po ashtu konform nenit 367 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të akuzuarit F. H. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftim.

Gjykata njofton se kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë për tu ankuar në Gjykatën e Apelit.