Kuvendi Komunal i Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Prokuroria: Zyrtari i Komunës së Pejës fshiu 30 mijë euro borxhe

Në mungesë prokurori e avokati Gjykata e Pejës ka dështuar të vazhdoj procesin gjyqësorë ndaj komunarit Haki Kartallozi. Zyrtari i komunës së Pejës akuzohet se fshiu në sistemi i tatimeve borxhet e disa qytetarëve.

Dosja e prokurorisë sqaron se me këto veprime Kartallozi i ka shkaktuar dëm Komunës se Pejës në vlerë 30 mije euro.

Zyrtari i komunës ishte paraparë që të hënën të del para gjykatës por prokurori Haxhi Sinanaj dhe avokati Gzim Kollçaku e njoftuan gjykatën se nuk mund të paraqiten në gjykim.