Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Prokuroria ngriti akatakuza ndaj 6 zyrtarëve për mos-deklarim të pasurisë

KALLXO.com ka marrë vesh se Prokuroria e Prishtinës gjatë muajit korrik ka ngritur aktakuza ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë për veprën penale të mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Në një përgjigje të pranuar nga Gjykata e Prishtinës, zyrtarja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar për KALLXO.com se ndaj zyrtarëve të lartë: Arbenita Murseli, Adrian Berisha, Luan Daka, Milica Simonoviç dhe Ismail Vllasaliu janë ngritur aktakuza nën pretendimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se gjatë muajit korrik të këtij viti janë pranuar aktakuzat nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për personat e akuzuar për veprën penale nga neni 430 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës…Personat e akuzuar për veprën penale nga neni 430 i KPRK-së janë: R.K., A.M., A.B., L.D., M.S dhe I.V.”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga Gjykata e Prishtinës.

KALLXO.com qysh në muajin prill kishte raportuar për më shumë se 30 zyrtarë të lartë publikë që deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion e kishin deklaruar pas afatit ligjor.

Zyrtarët e lartë që e deklaruan pasurinë pas afatit ligjor

Zyrtarët e lartë ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë janë zyrtar të disa Ministrive dhe Komunave të Kosovës.