Foto: Kallxo.com

Plani për rastin e Shtimes u krye në Prishtinë

Në një njoftim të saj, Gjykata e Ferizajt ka sqaruar se planet për grabitjen e shtëpisë së mërgimtarit nga Zvicra në Shtime ishin kryer në qytetin e Prishtinës.

Gjykata ka sqaruar se ka caktuar masën prej 30 ditësh për A.T. i cili pretendohet të jetë personi i katërt në grupin e grabitësve.

Mbrëmjen e 7 gushtit, në shtëpinë e mërgimtarit N.N. Dy persona kishin hyrë për të grabitur para. I paraburgosuri A.T. dhe F.G. kishin hyrë në shtëpi dhe aty pasi kishin plagosur pronarin ishin larguar me 24 mijë franga në dorë.

Familjarë të viktimës së grabitjes kishin ndjekur grabitësit njëri nga ta F.G ishte zënë dhe siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë pasi ishte goditur me thikë kishte vdekur.

Rrethanat e kësaj vrasje kanë mbetur ende misterioze ndërsa prokuroria ka paraburgosur dy pjesëtarë të familjes ku u krye grabitja si të dyshuar.

Planet për grabitjen

F.G. tani i ndjerë sipas të dhënave nga prokuroria ka një dosje me mbi 40 vepra penale. Në profilin e tij tregohet se babai i tij është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punon në stacionin e Graçanicës.

Mbrëmjen e 7 gushtit sipas gjykatës F.,G dhe tre miq të tij, A.T.,A.M dhe A.T. ishin takuar në Prishtinë ku kishin përgatitur planin për grabitjen e shtëpisë së mërgimtarit N.N në fshatin Petroviç të Shtimes.

Katër pjesëtarët e grupit kishin udhëtuar me makinë deri në këtë fshat ndërsa detyra për tu futur në shtëpi sipas prokurorisë i kishte takuar F.T dhe A.T.

Dy djemtë e armatosur ishin futur në shtëpi dhe kishin marrë 24 mijë franga pronari i shtëpisë ishte përleshur me F.G. në ambientet e terasës së shtëpisë. Nga kjo përleshje pronari ishte plagosur me armë në këmbë. Përleshja kishte vazhduar edhe në largësinë 200 metra nga shtëpia ku mbeti i vrarë F.G.

Të dyshuarit e tjerë sipas prokurorisë kishin ikur pasi kishin dëgjuar të shtënat e armës.