Ilustrim

Pejë - Vjehrri sulmoi me thikë nusen e djalit: 'Unë të çkyej'

N. J., i dyshuar për dhunë ndaj nuses së djalit, pritet t`i kalojë 15 ditë në paraburgim, pasi që Gjykata e Pejës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 22.07.2019, në shtëpinë e tij në Pejë, pasi që kërkon pasaportën dhe dokumentet e tjera personale dhe nuk i gjen, shkon te e dëmtuara – nusja e djalit të tij dhe e pyet “ku ma keni lënë pasaportën” në ndërkohë e merr një gotë dhe e thyen e pastaj merr thikën dhe ja afron të dëmtuarës te fyti dhe i drejtohet me fjalë kanosëse duke i thënë “unë të çkyej”, pas këtyre veprimeve e dëmtuara shkon në polici dhe e lajmëron rastin ndërsa, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor për shkak të lëndimit në dorë”, ka njoftuar Gjykata e Pejës.

Sipas njoftimit,  me këto veprime i pandehuri N. J., dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Të pandehurit N. J. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditë”, ka njoftuar Gjykata e Pejës.