Foto: KALLXO.com

Paraburgim prizrenasit që dyshohet se sulmoi vajzën e tij

Gjykata në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për sulm fizik ndaj vajzës së tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari me iniciale A.B nga fshati Korishë i Komunës së Prizrenit po dyshohet për veprën e lëndimit të lehtë trupor në lidhje me veprën e dhunës në familje.

Deri tek ky rast, sipas njoftimit të Gjykatës ka ardhur pasi që më datë 9 gusht rreth orës 01:05 në fshatin Korishë,  një mosmarrëveshje familjare e sulmoi vajzën e tij duke i shkaktuar lëndime  trupore.

Duke pasur parasysh se sipas Gjykatës në Prizren i dyshuari ka të regjistruar incidente kriminale të kësaj natyre edhe në të kaluarën, mund të ketë rrezik për përsëritjen e veprës andaj si rrjedhojë Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

Paraburgimi të dyshuarit do t’i llogaritet nga data 9 gusht 2019 deri më 8 shtator 2019 ndërsa pala ka të drejtë të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit.