Foto-ilustrim

Paraburgim për gruan që dyshohet se tentoi ta vrasë me kabllo djalin e saj 9 vjeçar

Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit një gruaje nga Istogu nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë djalin e saj 9 vjeçar.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur më 22 shtator në një fshat të Istogut.

Masa e paraburgimit i është caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi disa fqinj ishin ankuar për sjelljet e djalit të saj, e pandehura me një kabllo ka goditur djalin në pjesë të ndryshme të trupit e më pas edhe ia ka vendosur kabllon rreth fytit duke e ngufatur.

Sipas hetimeve në ato momente kishte ndërhyrë dëshmitarja, e cila e kishte dëgjuar zërin e viktimës duke e thirrë dhe e kishte larguar djalin nga duart e nënës së tij, i cili në ato momente po shkumonte nga goja.

Me këto veprime dyshohet se është kryer vepra penale e vrasjes të rëndë të mbetur në tentativë.

Istog, gruaja dyshohet se tentoi ta vrasë me kabllo djalin e saj 9 vjeçar