Pak para zgjedhjeve, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Liburn Aliut

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Pas më shumë se një viti e gjysmë pasi që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një nga mbledhjet e Kuvendit u pa duke u konfiskuar kolegëve të tij deputetë të pozitës kartelat e tyre përmes së cilave ata votojnë, me qëllim të pengimit të votimit të projektligjit për Demarkacionin, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë ndaj ish deputetit Liburn Aliu.

Liburn Aliu ‘Konfiskon’ Kartelat e Votimit të Deputetëve (VIDEO)

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për media e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj e cila për tha se ndaj Liburn Aliut, Prokuroria e Prishtinës me datë 26 korrik 2019 ka ngritur aktakuzë për veprën penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Gjatë po kësaj mbledhje të Kuvendit, për të cilën tanimë po akuzohet Liburn Aliu, disa deputete të tjerë hodhën edhe gaz lotsjellës për të penguar votimin e projektligjit për Demarkacionin.

Prokuroria e Prishtinës edhe ndaj deputetëve të tjerë të cilët penguan votimin e projektligjit ka ngritur aktakuza.

Edhe Dy Deputetë do të Gjykohen për Hedhje të Gazit