FOTO ARKIV

Milloshevë: Nipi akuzohet se rrahu dajën

Dita e punës për njësinë e gardianëve një veture të njësisë së transporteve gjykatëses Sulltane Hoti procesmbajtësen e gjykatës kanë shkuar huq për shkak të mungesës së prokurorit Fatmir Behramit.

Ky i fundit përpos që nuk është paraqitur në seancë nuk e kishte marrë mundin që ta njoftonte gjykatën për mungesë.

Procesi gjyqësorë ku prokurori Behrami pritej ta lexonte aktakuzën ka një ndjeshmëri të madhe.

Alban Ibrahimit nga Millosheva akuzohet se morri nga shtëpia e më pas e rrahu dajën e tij Bedri Alija. Motivi i ngjarjes sipas prokurorisë ishte një shuplakë që daja i kishte dhënë vëllait të Ibrahimit.

I akuzuari është sjellë nga Burgu i Dubravës por rruga shkoj huq për shkak të mungesës së prokurorit.

Seanca e dështuar u shtyu për datën 3 shtator.