Lajmëroi rrejshëm se i ishin vjedhur mbi 20 mijë euro, dënohet me 200 euro gjobë

I akuzuari Arton Hashani, i cili para gjykatës e ka pranuar fajësinë se e ka lajmëruar rrejshëm policinë se në shtëpinë e tij i është vjedhur një sasi e madhe e parave, i njëjti para gjyqtarit Shabi Idrizi tha se është penduar thellë dhe nuk do ta përsërisë veprën penale.

Gjykatësi Idrizi ia pranoi fajësinë të pandehurit dhe të njëjtin e dënoi me 200 euro gjobë.

Sipas aktakuzës të cilën e përfaqësoi prokurorja Zana Sadiku- Sertolli i akuzuari Hashani me datë 21.03.2019 rreth orës 21:30 me dashje ka bërë lajmërim të rremë.

Ai akuzohej se ka lajmëruar rrejshëm zyrtarët policor se kinse në rrugën “Ahmet Kaqiku’’ në Ferizaj, saktësisht në shtëpinë e tij ishin vjedhur paratë në vlerë prej 21,700.00 euro dhe 500.00 franga zvicerane.