Numan Baliq - Foto: Atdhe Mulla

Ish-ministri Baliq lirohet nga akuza për ngacmim

Numan Baliq, ish-ministër e Shëndetësisë është liruar nga aktakuza për ngacmim ndaj një praktikanteje të Spitalit të Pejës.

“I akuzuari lirohet nga aktakuza, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, tha sot gjykatësi Sejdi Blakaj.

Në seancën e fundit të mbajtur me 23 korrik, Baliq kërkoi nga Gjykata që të lirohet nga akuza duke shtuar se e dëmtuara është keqpërdorur dhe “ka pranuar të jetë pjesëmarrëse e obstruksionit dhe kampanjës së kundërshtarëve të tij politikë, të cilët kanë për qëllim denigrimin e tij moral, politik dhe personal”.

Ndërsa, prokurorja e çështjes Lumturije Hoxha, tha se është vërtetuar që i akuzuari ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Baliq akuzohej nga Prokuroria e Pejës, se është përfshirë në përcjellje dhe vëmendje të vazhdueshme me qellim ngacmimi dhe frikësimi ndaj të dëmtuarës S. M. Sipas dosjes së Prokurorisë, S. M. kishte filluar praktikën në Spitalin Regjional të Pejës, ku i akuzuari ushtron profesion e doktorit.

https://kallxo.com/ish-ministri-i-shendetesise-mohon-ta-kete-ngacmuar-praktikanten-e-spitalit-te-pejes/

.