Gjyqtari i Apelit Qerim Ademaj zgjedhet anëtar në KGjK

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit me votim të fshehtë kanë zgjedhur sot kolegun e tyre Qerim Ademaj anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ademaj ishte në garë me dy gjyqtarët tjerë Frosina Sylejmanin dhe Vaton Durgutin, atij ju deshën dy raunde që të fitoi shumicën e votave.

Në raundin e parë Qerim Ademaj mori 24 vota apo 48.98%, Frosina Sylejmani 13 vota apo 26.52%, ndërsa Vaton Durguti 12 apo 24.49%.

Meqë asnjëri nga tre kandidatët nuk morri mbi 50% të votave atëherë në raundin e dytë shkuan dy kandidatët më të votuar Qerim Ademaj dhe Frosina Sylejmani.

Në raundin e dytë Qerim Ademaj morri 34 vota apo 69.39% ndërsa Frosina Sylejmani 15 apo 30.61%.

Gjyqtari Qerim Ademaj prej tani konsiderohet si anëtar i KGjK-së i përzgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, ndërsa ditëve në vazhdim certifikimin e tij do ta bëjë KGjK-ja.

Ademaj do të ketë mandat 5 vjeçar si anëtar i KGjK-së.