Gjykimi për keqpërdorim me qiratë e lokaleve ndaj zyrtarit të komunës së Drenasit

Gjatë seancës në të cilën Xhemë Binaku akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare ai u deklarua që i dëmtuari Bardhyl Geci idenë për të lajmëruar rastin në polici e ka marrë nga ai ngase ai i kishte thënë paraprakisht se do të të dërgonte atë në polici nëse nuk i rregullon punët, nuk paguan për qiranë.

“Bardhyl Geci idenë për të lajmëruar rastin në polici e ka marrë nga unë. Ngase unë i kam  thënë paraprakisht se do ta dërgojë atë në polici nëse nuk i rregullon punët, nuk paguan qiranë”, tha ai.

Binaku pretendon se i dëmtuarit Bardhyl Geci, ishte munduar t`ia merrte lokalin e tij ‘F10’, lokal të cilin i dëmtuari e kishte marr me qira nga Binaku para se ky ta largonte nga lokali për shkak të mos-pagesës.

Binaku poashtu pretendon se i dëmtuari Geci, i kishte mbetur borxh 150 euro qira si dhe mbi 500 euro nuk e kishte paguar rrymën. Për të dëmtuarin Geci, ai tha ishte munduar të më zhvat.

Ai mohoi të ketë pranuar mjete financiar nga dikush për lokalin ‘F8’ gjë për të cilën ai edhe akuzohet.

Në bazë të Prokurorit, Arian Gashi, i dëmtuari Geci kishte deklaruar herën e kaluar se ai heq dorë nga Xhemë Binaku ngase ai është me pension dhe nuk ka çka me kërku prej tij.

Prokuroria i vë në barrë Binakut se në cilësinë e personit zyrtar në Komunën e Drenasit në mënyrë të kundërligjshme e ka keqpërdorur detyrën e tij pasi që nga viti 2008 e deri në vitin 2012 ka kërkuar dhe pranuar para të qirasë nga i dëmtuari Bardhyl Geci për një lokal të komunës në Qendrën Tregtare të Drenasit.

Sipas prokurorisë, i akuzuari çdo muaj në emër të qirasë ka pranuar shumën prej 300 euro nga i dëmtuari, ndërsa këto pagesa nuk i ka evidentuar dhe paguar komunës.

Prokuroria pretendon se shuma totale që ka pranuar Binaku është 10,800 euro.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë lidhur më këtë.

https://kallxo.com/zyrtari-drenasit-kundershton-aktakuzen-e-korrupsionit/

.