Foto: Kallxo.com

Gjykatave të Kosovës pritet t`u shtohen edhe 60 punëtorë të rinj

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka hapur konkurs për 60 vende të lira të punës.

Me anë të këtij konkursi në Gjykatat e Kosovës pritet që të punësohen edhe 60 punonjës të rinj.

Pozitat të cilat po kërkohen janë: Zyrtar i Lartë  për Bashkëpunim Profesional -Bashkëpunëtor Profesional, Zyrtar  për Përkthime, Zyrtar për Arkiv, Zyrtar  i logjistikës, Zyrtar  i IT-së për Përkrahje, Zyrtar  për Informim dhe  Monitorim të  Mediave, Referent i lartë, Zyrtar i të Hyrave Financiare si dhe Operator Teknik.

Për të gjithë të interesuarit, linkun me informatat rreth pozitave dhe kualifikimeve të kërkuara si dhe të dhënat e tjera të nevojshme mund ta gjeni këtu – LINK

Ky Konkursi është publikuar me datë 16 shtator 2019 dhe për të gjithë të interesuarit do të jetë i hapur për të aplikuar deri me datë 30 shtator 2019.

Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.

Sipas konkursit, procedura e rekrutimit për këta 60 punonjës të rinj do të zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin dhe Rregulloren për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.

Në bazë të shpalljes së konkursit, të gjithë të interesuarit aplikacionet mund t’i marrin dhe t’i dorëzojnë të plotësuara në Zyrën e pranimit të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore, ndërsa për pozitat në Sekretariatin e KGJK-së aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën e pranimit të Sekretariatit të KGJK-së.
Por aplikacionet mund të shkarkohen edhe në mënyrë elektronike në Ueb portalin e KGJK-së. www.gjyqesori-rks.org.