Gjykata e Prishtinës thyen rekordin

Gjykatat e Kosovë për të tretin muaj rresht kanë thyer rekordin e vendosur në muajin paraprak. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, gjykatat e Kosovës kanë publikuar gjithsej 2526 aktgjykime.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka thyer çdo rekord të vendosur deri më tani duke publikuar gjithsej 909 aktgjykime.

Gjykata e Prizrenit përsëri gjendet në vendin e dytë, duke publikuar gjithsej 485 aktgjykime ndërsa  pasohet nga Gjykata Themelore e Mitrovicës që ka publikuar 345 aktgjykime.

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 dhjetor deri më 31 dhjetor  2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit dhjetor 2020:

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 dhjetor – 31 dhjetor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 2,550 aktgjykime apo 24 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.