Gjykata e Gjilanit ka filluar me shtimin e punëve

 

Gjykata e Gjilanit pas masave lehtësuese ndaj CoVid-19, ka filluar të shtoj vëllimin e punëve me përjashtim të seancave gjyqësore.

Se punët në këtë gjykatë kanë filluar për kallxo.com e ka konfirmuar Kryetari i Gjykatës së Gjilanit Ramiz Azizi.

Ai ka thënë se me përjashtim të seancave gjyqësore thuajse të gjitha punët janë duke u kryer sipas rregullit të Gjykatës.

“Të gjithë Gjyqtarët kanë filluar të dalin në punë dhe po i kryejnë detyrat e tyre sipas rregullit por me një orar më të shkurtuar. Seanca nuk kemi filluar akoma të caktojmë pasi po i presim udhëzimet përfundimtare nga Këshilli Gjyqësor”, ka thënë Kryetari Azizi.

Kurse zyrtari për informim në këtë Gjykatë Sabit Shkodra ka thënë se janë duke punuar me staf më të madh për shkak të grumbullimit të punëve si pasojë e mos punës gjatë masave ndaj epidemisë.

“Jemi duke punuar me staf me të madh, kemi fillu me regjistrimin e lëndëve, sepse kane ardhur shumë lëndë gjatë kohës së pandemisë. Gjyqtaret janë duke u marrë me lëndët që janë afër parashkrimit në mënyrë që të ndërmerren veprimet adekuate”, ka thënë Shkodra për kallxo.com

Kujtojmë se nga data 16 mars Gjykata e Gjilanit kishte anuluar të gjitha seancat gjyqësore me përjashtim të atyre urgjente, si masë parandaluese ndaj pandemisë CoVid-19.

Gjykata e Gjilanit anulon seancat gjyqësore, përveç atyre me urgjencë

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!