Gjykata e Ferizajt ka shtuar vëllimin e punës pas lehtësimit të masave

 

Gjykata e Ferizajt ka shtuar vëllimin e punës pas lehtësimit të masave ndaj CoVid 19. Këtë për Kallxo.com e konfirmoi kryetari i Gjykatës së Ferizajt , Bashkim Hyseni.

“Është shtuar vëllimi i punës së Gjykatës së Ferizajt pas lehtësimit të masave, është rritur numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ që vijojnë punën”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni tha se gjyqtarët janë duke kryer punët e tyre në të cilat nuk është e pranishme prezenca e palëve si dhe gjykata po kryen edhe punët administrative nga stafi administrativ.

E ndërsa për seanca gjyqësore ku është i pranishëm publiku, kryetari Hyseni tha se ende nuk janë caktuar seancat shkaku i publikut dhe një mundësi të tillë do ta shqyrtojmë në vijim së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai gjithashtu tha se seancat e natyrës urgjente si rastet e paraburgimit janë duke u mbajtur.

Si dhe krejt në fund kryetari Hyseni tha se gjykata ka shtuar aktivitetin e saj por ende nuk është në kapacitete të plota të punës.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës me datë 8 maj kishte nxjerrë vendim me të cilin i shtohet aktiviteti i punës gjykatave të Kosovës.

Gjykata e Gjilanit anulon seancat gjyqësore, përveç atyre me urgjencë

.