Prapa grilave - Ilustrim
Gjykata dërgon në paraburgim zyrtarin e dyshuar për transferin 2 milionësh
Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj ndaj zyrtarit të Ministrisë së Financave L.G pasi mbajti seancën me dyer të mbyllura.
Paraburgimi është caktuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit, pasi sipas gjykatës i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.
Po ashtu, gjykata ka gjetur se i njëjti mund të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë.
I pandehuri L.B dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar.
Gjykata ka udhëzuar të pandehurin L.G. në të drejtën e tij për të ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Avokati i të dyshuarit për transferin 2 milionësh: Nuk ka prova konkrete