Dosja e Prokurorisë, të pandehurit për fajde i dogjën lokalin të dëmtuarit dhe ushtruan dhunë ndaj tij

17 të dyshuar janë vëne dje në pranga për vepra penale të fajdesë dhe detyrimit, pas zhvillimit të një aksioni të Prokurorisë së Pejës.

Dosja e Prokurorisë thotë se të dëmtuarit i është djegur lokali ku ka zhvilluar biznesin e tij e po ashtu ndaj tij është zhvilluar edhe dhunë fizike.

“Për me tepër disa prej të pandehurve kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj të dëmtuarit M., ia kanë shkatërruar e djegur objektin ku i njëjti ka zhvilluar biznesin e tij”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Për 17 të dyshuarit është mbajtur seanca dëgjimore, ndërsa pritet që shumë shpejt të merret vendimi i Gjykatës për kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

17 të dyshuarit janë: Kismet Krasniqi, Isë Camaj, Sokol Dembogaj, Besnik Mehmetaj, Besnik Lajqi, Driton Podrimqaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimuaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon kastrati, Alush Bajraktaraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj dhe Astrit Kastrati.