Dështon të mbahet seanca ndaj të akuzuarit për vjedhje të veturës në Greqi

Seanca ndaj të pandehurit Xhevat Hasani, i cili akuzohet së në tetor të vitit 2009 kishte vjedhë një veturë në Greqi dhe të njejten e kishte sjellë në Kosovë, ku më pas edhe e kishte shitur ka dështuar të mbahet në Gjykatën e Mitrovicës.

Sipas akuzës së prokurorisë Xhevat Hasani në tetor të vitit 2009 në Greqi me qëllim që me marrjen e sendeve të huaja të luajtshme vetit ti sjell përfitim pasuror me forcë ka hapur deren e automjetit “VW Touareg“ ngjyrë e zezë.

Vetura që kishte qenë pronë e të dëmtuarit Kostopoulos Apostolos, ishte sjellë në Kosovë ku ka manipuluar dhe ka ndërruar numrin e karrocerisë të automjeti janë të ristampuara mbi numrin standard, pastaj i akzuauri ka përpiluar dokumente të falsifikuara.

Librezën e automjetit e që vertetohet nga labortatori i kriminalistikës se numrat e shasisë të këtij automjeti janë të manipuluar, ndërsa edhe dokumenti – fletëlajmrimi – ky dokument është raportuar si i vjedhur në Greqi, ku këtë automjet pastaj ia shet S. Gashit për qmimin 22.000 euro.

E më pas S. Gashi ia shet automjetin N. Mehmetit për shumën prej 22.000 euro, kurse personi  A. Vitia është zënë duke e drejtuar këtë automjet, pastaj automjeti është konfiskuar nga ana e policisë.

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Ndërsa përveq veprës së lartë cekur po ashtu i pandehuri akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit.

Kurse seanca ndaj këtij të akuzuari  ka dështuar të mbahet në gjykatën e Mitrovicës.

Arsye e mosmbajtjes ishte mungesa e të dëmtuarit për të cilin gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri ka njoftuar se gjykata në maj të këtij viti i ka derguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë – Dep. për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, përmes së cilës ka kërkuar që në rrugë diplomatike t’ia dergoj ftesën të dëmtuarit.

“Ndërsa përmes telefonit kjo ministri e ka njoftuar gjykatën që ende nuk ka një përgjigjje nga autoritetet greke nëse të dëmtuarit iu është dorëzuar ftesa apo jo“, ka shpjeguar gjykatësi Beqiri.

Gjithashtu në seancë kanë munguar edhe të dëmtuarit S. Gashi i njejti është ftuar me ftesë të rregullt, kurse ftesa bashkë me fletkthesën janë kthyer në gjykatë me konstatimin se adresa është e pasaktë. Ka munguar edhe i dëmtuari tjetër N. Mehmeti i cili gjithashtu është ftuar me ftesë të rregullt, ftesa dhe fltkthesa janë kthyer në gjykatë me konstatimin se pala gjendet jashtë vendit ( sipas familjarve ).

Andaj nën këto kushte gjykata ka konstatuar se meqenëse nuk ka dëshmi se i dëmtuari është ftuar në mënyre të rregullt, pasi që nuk ka një përgjigjje nga autoritetet, ndërsa pjesmarrja e të dëmtuarit është e domosdoshme, atëhere pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimit gjyqësor, seanca është shtyrë.

Seanca e radhës u caktua të mbahet në muajin shtator.