Foto: KALLXO.com

Dështon seanca për vrasjen e të riut në Deçan

Gjykata e Pejës ka dështuar të vazhdojë procesin gjyqësor për vrasjen e Agonis Tetajt, vrasje për të cilën po akuzohet Shaban Gogaj.

Shaban Gogaj akuzohet se me armë zjarri e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn, i cili ishte punëtor në kompaninë e të akuzuarit.

Seanca e sotme gjyqësore nuk është mbajtur për shkak të mungeses së anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Florije Zatriqi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Husaj Rugova.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë se Pejës, më 23 shtator të vitit të kaluar, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se është acaruar.

Tutje aktakuza sqaron se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stogjeve përball tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të largohen edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z.

Sipas dosjes së Prokurorisë, me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj nga karrigia e anës së majtë të banakut kalon në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë, duke e vrarë.

Viktima ishte punëtor në lokalin e të akuzuarit.

Në këtë gjykim, që po zhvillohet në Gjykatën e Pejës, i akuzuar është edhe Isuf Cacaj. Ky akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Vrasja e Agonis Tetajt, eksperti i balistikës tregon për aftësitë e të akuzuarit në përdorimin e armës