Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Dënohet i akuzuari që kishte marrë veturën e Bashkësisë Islame dhe veturën e Komunës së Pejës  

Gjykata e Pejës e ka dënuar Valon Loxhën, i cili kishte marrë në mënyrë të kundërligjshme për vozitje veturën e Bashkësisë Islame dhe atë të Komunës së Pejës.

Loxha është dënuar për veprën penale, cenimi i paprekshmërisë se mjeteve motorike. Atij për këtë vepër penale i është shqiptuar dënimi unik me burim prej 1 viti, mirëpo ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër te re penale brenda periudhës prej dy viteve.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga KALLXO.com, i akuzuari fillimisht më 24 shkurt të këtij viti, të parkingu i Bashkësisë Islame në Pejë, ka hyre në veturën e morgut që ishte në pronësi të Mustafë Lajqit, dhe me atë veturë është larguar nga parkingu në drejtim të Mitrovicës, ku pastaj është ndaluar nga policia.

Po ashtu sipas aktgjykimit Valon Loxha më datë 28 shkurt, në mënyrë të kundërligjshme hyn në veturën zyrtare të Komunës së Pejës dhe niset në drejtim të Rugovës derisa në një moment gjatë qarkullimit pëson defekt njëra prej gomave dhe me t’u parë nga qytetarët lajmërohet policia.

Dosja e prokurorisë thotë se i akuzuari paraprakisht hyn brenda objektit të Komunës së Pejës dhe nga aty merr çelësin e veturës së Komunës.

I akuzuari për këto vepra penale e ka pranuar fajësinë.

“I pandehuri pas konsultimit paraprak me mbrojtësen e tij, ka deklaruar se vullnetarisht dhe pa presion e pranoj fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohem”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.