Donacion i Ambasadës Amerikane për KGjK-në. FOTO- Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Ambasada Amerikane dhuron maska dhe dorëza për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka njoftuar se ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane me maska dhe dorëza, si mbështetje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Dorëzimin e këtij donacioni  i cili përfshin rreth 4 mijë e 600 maska dhe 12 mijë dorëza për stafin e KGjK-së e ka bërë përfaqësuesi i INL-së Matthew Jones.

Ndërsa kryesuesi i  KGjK-së, Skender Çocaj, ka thënë se ky donacion është mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur nga sistemi gjyqësor për të zhvilluar aktivitetet gjyqësore në mënyrë sa më të sigurte dhe për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

“Në emër të të gjithë sistemit gjyqësor, falënderoj Ambasadën Amerikane dhe INL për donacionin, duke vlerësuar lartë punën që e bëni dhe ju jemi mirënjohës jo vetëm për këtë donacion por për çdo përkrahje të vazhdueshme”,  ka thënë Kryesuesi Çoçaj, thuhet tutje në komunikatë.