Gjykata Themelore e Pejës - Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për korrupsion ndaj ish-drejtorit të bordit 'KRU-Hidrodrini' në Pejë

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të drejtorit të bordit “KRU-Hidrodrini” në Pejë, Valon Haxhijaj, për vepër penale të korrupsionit.

Aktakuza në drejtim të tij është ngritur për vepër penale – mosdeklarim i pasurisë brenda afatit ligjor.

Sipas aktakuzës, Haxhijaj si zyrtar i lartë publik i “KRU-Hidrodrinit”, brenda datës 1 mars dhe 31 mars 2021 obligohet që të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin paraprak, për të cilën gjë është njoftuar, mirëpo i njëjti brenda kësaj periudhe nuk e deklaron fare pasurinë.

Sipas dosjes së prokurorisë i akuzuari e ka dorëzuar deklarimin e pasurisë pas kalimit të afatit gjegjësisht më datë 13.04.2021.