67 vjeçari nga Ferizaj akuzohet se ngacmoi të miturën

Ramush Zeka nga Ferizaj, i akuzuar për ngacmim të një vajze të mitur, doli sot para gjykatës.

Ai akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur gjersa ajo ishte duke u kthyer nga shkolla mirëpo i dyshuari deklaroi se është i pafajshëm.

Sipas deklaratës në polici i pandehuri Ramush Zeka është takuar me prindin e të miturës para 3 muajve dhe i njëjti i ka thënë  ‘’herën e kaluar ta kam falur kësaj here nuk ta fal dhe ia lë në dorë gjykatës’’

Gjyqtarja i ka dhënë afat të pandehurit 30 ditë për kundërshtim dhe pas kësaj kohe do të caktohet shqyrtimi gjyqësor.

I akuzuari Ramush Zeka sipas gjykatës është prind i shtatë fëmijëve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në nëntor të vitit 2018 ka ngritur aktakuzë kundër Ramush Zekës nën dyshimin se me datë 25.12.2017 në Ferizaj  me qëllim të ngacmimit i ka drejtuar fjalë të ndryshme të dëmtuarës- të miturës.

Përkatësisht, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla nga mbrapa e prek me dorë mbi supe dhe i drejtohet me fjalët ‘’Pikë ,pikë më ke mbetë’’, me ç’rast tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh.