Foto: Ilustrim

18-vjeçari dyshohet se tentoi ta dhunojë një djalë 11-vjeçar në Istog

Një person 18-vjeçar është vënë nën pranga nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka tentuar të dhunojë një djalë të moshës 11-vjeçar.

Ngjarja është raportuar më 26 shtator të këtij viti.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një 18-vjeçar dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur 11-vjeçar me ç’rast i njëjti është ndaluar nga prokurori i shtetit dhe ndaj tij është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit” – tha Nikçi për KALLXO.com.

Arrestohet i dyshuari për tentim dhunim të një burri në Istog