Gjykata vendosi për të dyshuarin për rrahje të bashkëshortes me rryp në prani të prindërve

Të dyshuarit A.I, Gjykata e Prizrenit i ka caktuar paraburgimin, sepse i njëjti po dyshohet për tri vepra penale, lëndim i lehtë trupor dhe kanosje lidhur me veprën penale dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor në shtëpinë e përbashkët ku  jetonin i dyshuari dhe e dëmtuara respektivisht bashkëshortja e tij.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme sistematike dhe atë në prani të prindërve të tij duke e keqtrajtuar bashkëshorten e tij.

Prokuroria thotë se fillimisht i dyshuari A.I e ka goditur bashkëshorten me rryp të pantallonave në pjesë të ndryshme të trupit  me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore të konstatuara nga raporti mjekësor i Shërbimit Urgjent.

Në vendimin për caktim të paraburgimit thuhet se në datë kohë dhe vend ët njëjtë, i dyshuari seriozisht e ka kanosur të dëmtuarën bashkëshorten e tij, me qëllim të frikësimit, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë ankth dhe pasiguri.